Me rastin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, doli me një ofertë për ish–shefin e këtij institucioni Rrustem Berisha.
Quni si Ministër i ri i Mbrojtjes i propozoi Berishës detyrën e Këshilltarit të Lartë Politik në kabinetin e tij ministror, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Rrustem Berisha është shprehur se do ta pranojë këtë ofertë pavarësisht që lidhur me këtë propozim nuk kanë diskutuar paraprakisht fare.






