Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot ka realizuar një aksion policor në komunën e Zveçanit, në vendin e quajtur Zirovnicë, ku ka zbuluar një laborator ku kultivohet marihuana.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur katër persona të dyshuar.
Sinjali mëson se tre persona të dyshuar janë të nacionalitetit serb dhe një është shqiptar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.





