Historia e Ligës së Kampionëve është rishkruar të martën në mbrëmje, pasi Ansu Fati u bë golashënues më i ri ndonjëherë duke shënuar në moshën 17 vjet dhe 40 ditë.
Ansu Fati erdhi si zëvendësues kundër Interit dhe shënoi një gol të bukur për të dhënë ekipit epërsinë me vetëm katër minuta të mbetur deri në fund të ndeshjes.
Ky gol i cili vendos rekord të ri për shënuesin më të ri ndonjëherë në Ligën e Kampionëve, e ka bërë të lumtur talentin e Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur për golin dhe për fitoren e ekipit”, ka thënë fillimisht Fati pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur [për rekordin]. Është një ëndërr që u bë realitet”.
“Unë e them gjithmonë, gjithçka po ndodh shpejt. Më duhet të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj të mësoj nga më të mirët”.
“Jam shumë mirënjohës për çdo mundësi që marr”, përfundoi talenti spanjoll.