Dhjetëra pacientë janë duke pritur për të marrë shërbime në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu kanë thënë pacientët, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info. Sipas tyre, tani për tani, në këtë QKMF është duke punuar vetëm një mjek.
Ata janë shprehur të indinjuar me këtë, ndërkohë që kanë shtuar se disa mjekë të tjerë, sipas tyre, gjenden në pauzë, e disa prej tyre kanë rast të vdekjes./Llapi.info.
Më poshtë pamjet:







