Kompania Rajonale “Pastrimi” në Podujevë, është duke e vonuar mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave edhe gjatë muajit këtij muaji, shkruan Llapi.info.
Për këtë janë duke u ankuar edhe qytetarë llapjanë të zona të ndryshme.
Ankesa sa i përket kësaj çështje kanë edhe ata të Shajkocit.
Sipas tyre, kjo kompani s’e ka bërë mbledhjen e mbeturinave në këtë fshat që dy javë.
Për këtë, grumbulli i mbeturinave po vazhdon të jetë në çdo qoshe të shtëpive.
Të pakënaqur me shërbimet e kësaj kompanie ishin shprehur edhe zyrtarët komunalë dhe nga shoqëria civile. Në anën tjetër, nga kompania nuk kanë dhënë as edhe një arsyetim./Llapi.info
Më poshtë pamjet e dërguara:








