Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin D në Euro 2020.

Tre Luanët dhe kroatët e nisin sot fushatën e Kampionatit Evropian dhe synojnë ta nisin pozitivisht në takimin që do të zhvillohet nga ora 15:00 në Wembley.

Anglia vjen si favorit në këtë ndeshje, pasi luan si ‘vendas’ dhe llogaritet se ka ekip më të kompletuar.

Por, edhe kroatët kanë lënë gjurmë viteve të fundit në futbollin botëror dhe duan vetëm rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Sikurse Gareth Southgate, ashtu edhe Zlatko Dalic kanë vendosur të bëjnë disa befasi në formacionet titullare.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Mings, Trippier; Rice, Philipps; Foden, Mount, Sterling; Kane;

Kroacia: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Perisic, Kramaric, Rebic;