Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosorganizimin e pritjes së xhudisteve kosovare që siguruan tri medalje në Lojërat Evropiane, në Minsk të Bjellorusisë.

Gecaj, mosveprimin e qeverisë e ka quajtur të turpshëm dhe të pafalshëm.

“E turpshme dhe krejtësisht e pafalshme… asnjë zyrtar nuk i priti vajzat tona të arta”, është shprehur ai.

“Katër xhudiste na sollën tri medalje, por zyrtarët, të cilët paguhen nga taksat tona, nuk e panë të udhës as t’i presin … së paku njëri nga 80 zëvendësministrat, të cilët nuk bëjnë bash asgjë, është dashur ti pres këto heroina të gjalla të cilat na zbardhën fytyrën sërish“, ka thënë Gecaj, përmes një reagimi në “Facebook”.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova arritën sukses të madh, duke fituar medalje në Lojërat Evropiane.