Nëse keni telefon me sistemin operativ Android dhe xhironi shumë video, atëherë me shumë gjasë keni vërejtur se ka një kufizim të madhësisë së videos. Por, sipas Android Police, ky kufizim duket se do të rritet me Android 11.

Këtë rritje të kufizimit e kanë vërejtur disa përdorues të cilët pajisjet e tyre i kanë përditësuar me versionin beta të Android 11, transmeton KOHA. Kur kanë provuar të xhirojnë ndonjë video kanë parë që mund të xhirojnë videot me kapacitet deri në 4 GB.

Videot me rezolucion 4K dihet se zënë shumë hapësirë në memorien e telefonave, dhe kjo mund të jetë shumë e papërshtatshme për përdoruesit të cilët përdorin telefonat e tyre për xhiruar videot.

Por tani, falë Android 11, përdoruesit mund të xhirojnë videot e gjata aq sa dëshirojnë si dhe aq sa kanë hapësirë në memorien e pajisjeve të tyre.