Lokale - eSIMy

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për shërbim të ujit nga çezma, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Jashari ka thënë se ky vendim, sipas tij, mund të mos jetë i realizueshëm në Podujevë, pasi vetë qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit.

“Vendimi i Qeverisë për ujë të pijshem në kafiteri, vështirë i realizueshëm në Podujevë, shumicën e kohës ska ujë të pijës në qytet!! Edhe pse me fol drejt, kafiteritë në Podujevë se kanë kursyer kurr ujin me kafe, kur ka pasë ujë”, ka shkruar ai.

Miratimi i këtij vendimi parasheh se në situatën kur objekti i gastronomisë furnizohet nga uji i puseve, rezervuarve apo rrjetit i cili nuk menaxhohet prej kompanive publike të ujit, pronari obligohet të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit në përputhje me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Gjithashtu, në këto situata, pronari duhet të pajiset edhe me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe ta ekspozojë atë në lokal./Llapi.info