Analisti politik, Shemsi Jashari, i ka parë dy befasi në 23-vjetorin e Çlirimit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se e para ka të bëjë me “kthimin” e Agim Veliut në Kuvendin Komunal, ndërsa e dyta rreth pëlqimeve që kanë marrë në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetari i LDK-së, Ekrem Hyseni dhe deputeti Agim Veliu.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Dy befasi nga dita e djeshme!
Dje ishte dita e Çlirimit të Podujevës dhe shkoi si shkoi kishte shumë hapsirë për organizim më të mirë, por sidoqoft u krye.
Çka më ra në sy ishin dy gjëra:
E para pjesmarrja e z. Agim Veliu ne Senacën Solemne të Kuvendit Komunal (ne rregull po se kam pritë)
E dyta pëlqyeshmëria e postimit në Facebook të tre personazheve, në urimin për qytetarë.
Postimi i Agim Veliut mori dyfishin e pëlqimeve në total 1,100 like,
Postimi i urimit të Floretë Zejnullahut PDK, mori 645 pëlqime në total!
Postimi i urimit të Shpejtim Bulliqit LVV, mori 487 pëlqime në total!
Postimi i urimit të Ekrem Hysenit LDK, mori 439 pëlqime në total!
Një pyetje logjike, A po i kthehet ndikimi z. Veliu në LLap?