Amir Rrahmani dëshiron të ndihmojë Hellas Veronën të arrijë kualifikimin në Ligën e Evropës kur Serie A rinis dhe pranon se ka qenë e vështirë të stërvitesh në shtëpi, pasi sipas tij nuk ka motivim.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për nënshtrimin e testit të coronavirusit dhe kontrolleve mjekësore para rifillimit të trajnimit.
Mbrojtësi do të transferohet te Napoli pas sezonit aktual, por pretendon se Verona janë të gatshëm të luftojnë për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.
“Ne i bëmë testet sot. Matteo Pessina më ka munguar shumë”, ka thënë fillimisht Rrahmani në Instagram.
“Që nga dita e djeshme, ne kemi filluar të jetojmë jetën tonë pak më shumë si më parë. Po mundohem të stërvitem; të gjithë e dimë se është më ndryshe sesa stërvitja me ekipin”.
“Është më e vështirë, nuk ka asnjë motivim. Nëse mund të rifillojmë, duam të mbledhim shumë pikë dhe të përpiqemi të shkojmë në Evropë. Gjëja më e rëndësishme është të japim gjithçka”, përfundoi prishtinasi.
Verona ishte në vendin e tetë në Serie A para pushimit të detyruar dhe humbi 2-1 ndaj Sampdorias në ndeshjen e tyre të fundit para ndërprerjes.
Por, klubi Gialloblu janë vetëm katër pikë pas Napolit në vendin e gjashtë, me një ndeshje më pak dhe me 13 takime të mbetura deri në mbyllje të sezonit.