Lokale - eSIMy

Njëzet e tre vjet më parë, NATO nisi operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.

Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të mbështetur nga regjimi i Millosheviqit.
Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka kujtuar nisjen e bombardimeve kundër Serbisë.

Në një shkrim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim.

“Më lejoni t’i kujtoj këtij Këshilli se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për kërcënimin që gjendja e rëndë humanitare në Kosovë dhe numri në rritje i refugjatëve paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Sot, ne kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra që u vranë ose u zhdukën për shkak të nacionalizmit të dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe forcave të tij.