Lokale - eSIMy

Kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, të cilat kanë 56 për qind të aksioneve në rafinerinë e naftës në Serbi, i kanë dërguar kërkesë Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit amerikan, duke shprehur gatishmërinë për të transferuar kontrollin e kompanisë te pala e tretë.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja vendosi sanksione ndaj sektorit rus të naftës, përfshirë Gazprom, në janar, por ato u shtynë disa herë për kopmaninç e naftës shtetërore të Serbisë NIS dhe më në fund hynë në fuqi më 9 tetor.

Departamenti i Thesarit i ka dhënë NIS tre muaj që pronarët e saj të gjejnë një blerës, tha ministrja e Energjisë Dubravka Handanoviq për LiveTV.

Kompania dhe rafineria e saj e naftës nuk do të lejohen të operojnë ndërkohë.

“Është marrë miratimi për negociatat e pronësisë deri më 13 shkurt”, tha ministrja.

Bankat kanë ndaluar përpunimin e pagesave të NIS, dhe tubacioni JANAF i Kroacisë ka ndaluar furnizimet me naftë bruto.

Zyrtarët besojnë se rafineria mund të funksionojë vetëm deri më 25 nëntor pa furnizime të reja të naftës bruto. SHBA dëshiron që pronarët rusë të largohen plotësisht nga kompania. Beogradi gjithashtu mund të përpiqet të marrë përsipër NIS, tha ministrja.

ajo, duke shtuar se qeveria do të diskutojë një zgjidhje të mundshme në një seancë të dielën.

Gazprom Neft i Rusisë zotëron 44.9 për qind, ndërsa Gazprom 11.3 për qind të NIS. Qeveria serbe zotëron 29.9 për qind, dhe pjesa tjetër është në pronësi të aksionarëve të vegjël dhe punonjësve.

Ministrja Handanoviq shtoi se Uashingtoni dërgoi qartë një mesazh se nuk duhet të ketë bashkëpunëtorë të fshehur rusë, Gazprom ose qeverinë ruse pas pronësisë së re.

“Për herë të parë administrata amerikane e tha qartë, pa mëdyshje dhe shkroi se dëshiron një ndryshim të plotë të pronësisë së aksionarëve rusë, domethënë, të kërkojë daljen e pronësisë ruse nga kompania NIS”, shpjegoi ajo, raporton kp.

Qeveria e Serbisë do të mblidhet në një takim nesër në lidhje me këtë, pas së cilës do të ketë më shumë informacion mbi vendimet e mundshme.