Marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, nuk e la pa e komentuar edhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri.

Ai ka ironizuar me Qeverinë Kurti, përmes një citati të vetë kryeministrit, të thënë vite më parë.

”Amelika, Amelika – tap e lëshun bajrakun”, ka shkruar Panduri, derisa këtë fjali e kishte përdorur kryeministri Kurti ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, në momentin kur ky i fundit e kaloi Demarkacionin me Malin e Zi.