Lokale - eSIMy

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka kërkuar që të vazhdojë punën e saj në cilësinë e saj aktuale.

Këtë e ka bërë të ditur Vlora Çitaku përmes një deklarate në twitter, si reagim ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm Glauk Konjufcës për ta tëehequr nga posti i saj diplomatik në Amerikë.

”Megjithëse Presidenti ka autorizim ekskluziv mbi këtë vendim dhe më ka kërkuar që të vazhdoj të shërbej në cilësinë time aktuale, unë do të respektoj kërkesën e Qeverisë”.

Ajo shton gjithashtu se s’mund ta krejë detyrën e saj nëse nuk e ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës.

”Nuk mund të ndërgjegjesoj mirë të vazhdoj të shërbej pa mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të vendit tim”.