Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka deklaruar se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244.

“Vëmendja e vazhdueshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Kosovës është një nga parakushtet për rregullimin e problemit”, tha Bocan-Kharachenko për gazetën Politika në Beograd.

Serbia ka mbështetjen e Rusisë në organizatat ndërkombëtare për qëndrimin e saj dhe refuzimin për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili duhet të çojë në një marrëveshje juridikisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, u ndërpre pasi në fund të vitit 2018, Prishtina vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Kosova më 1 prill hoqi taksën 100 për qind dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë./rel