Lokale - eSIMy

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Pasi u bë e ditur se Kosova do të jetë në grup me kombëtaren e Anglisë, ambasadori britanik, Ruari O’Connell, ka thënë që shpreson në kualifikimin e të dyja ekipeve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, O’Connell, ka shkruar:

“O Zot, shpresoj që të dy ekipet të kualifikohen”.

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë i ka mësuar kundërshtarët e saj për në fazën e grupeve për Kampionatin Evropian, Euro 2020. Anglia, Çekia, Mali i Zi, Bullgaria janë kundërshtarët e Kosovës për këtë fazë që dërgon në Euro 2020.