Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, ka vizituar bazën e KFOR-it në veri të Kosovës ”Notting Hill.
Ai ka falënderuar NATO-n dhe KFOR-in për punën e tyre.
Përmes një postimi në Twittet, Kosnett ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e KFOR-it për sigurinë në gjithë Kosovën.
“Sot vizitova trupat në Kampin “Notting Hill”, falënderova ata për shërbimin e tyre. E vlerësojë angazhimin e KFOR-it për sigurinë në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Kosnett.







