Lokale - eSIMy

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar që urgjentisht të krijohet vullneti politik për dalje nga situata që është krijuar pas zhvillimeve në veri.

Rohde ka thënë se “është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”

“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka thënë Rohde.

Shtete e Bashkuara, por edhe BE-ja edhe gjatë kësaj jave disa herë kanë kërkuar që shtyhet afati për targat në mënyrë që të shmangen tensionet e mundshme në veri.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe gjatë ditës së djeshme ka përsëritur se nuk do të heq dorë nga vendimi për targat, duke thënë se sundimi i ligjit është detyrë e tij si Kryeministrër i Kosovës.