Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar me zhvillime që ndodhën sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton Indeksonline.

Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kujtojmë se një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Përplasja erdhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës./