Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUNT-it është deklaruar Fatmir Limaj, bashkëkryesuesi i Ekipit të Dialogut me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i Ekipit të Dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj, pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, takim ky që ishte i thirrur nga kreyparlamentari Kadri Veseli, raporton lajmi.net.

Limaj ka thënë se në këtë takim ambasadorët kanë përkrahur Kosovën për dialogun me Serbinë dhe se sipas tij, ata duan unitet.

Ai po ashtu ka thënë se ambasadorët mbështesin edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila është ligjërisht e obliguar për të dyja shtetet.

“Ambasadorët shprehen përkrahje të plotë dhe natyrisht duan unitet dhe duan ta shohin Kosovën unike dhe mbështesin idetë tona dhe angazhimin tonë… Dhe si çdo herë edhe këtë herë po e mbështesin Kosovën e mbështesin një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, marrëveshje e cila do të jetë obliguese për të dyja vendeve”, u shpreh Limaj.

Ai ka thënë se kjo ishte pak a shumë e tëra ajo që u bisedua në këtë takim.

Ndryshe në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së, por nuk iu përgjigjën kësaj ftese.