Ambasada e Japonisë i ka dhuruar një automjet Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate Komuna e Podujevës.
“Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, sot ka pranuar donacion një automjet nga Japonia për Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë. Nënkryetari Rudari ka falënderuar Ambasadën për donacionin, i cili do të ndihmojë në efikasitetin e shërbimit të zjarrfikësve”, thuhet në kumtesën komunale.
“Shpresoj që ky automjet të shfrytëzohet sa më pak dhe të kemi raste sa më të rralla të shpërthimit të zjarreve“, citohet të ketë thënë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari./Llapi.info