Lokale - eSIMy

Ambasada franceze në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas.

Ambasada përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se rastet e tilla nuk mund të tolerohen, duke bërë thirrje që drejtësia të veprojë sa më shpejt.

“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dje në Prishtinë dhe sot në Drenas është protestuar në mbrojte të viktimave të dhunës seksuale. 

La France soutient toutes les victimes de violences sexuelles au Kosovo. Les faits rapportés sont intolérables. Il faut…

Publiée par Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo sur Vendredi 8 février 2019