Lokale - eSIMy

Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka njoftuar se sot 150 qytetarë të cilët kanë qenë në Kosovë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se fluturimi ishte nga Prishtina për në Malmo të Suedisë.

“Fluturimi nga Prishtina për në Malmo – me 150 pasagjerë që ktheheshin në shtëpitë e tyre në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – ishte i vetmi që u largua sot në mëngjes. Aeroporti i zënë ndryshe ishte i zbrazët, të gjitha kafenetë ishin të mbyllura. Tani mezi presim të përsërisim këtë përpjekje të suksesshme të premten”, thuhet në njoftim.

The flight from Pristina ??to Malmö ??with 150 passengers returning to their homes in Sweden, Denmark??, Norway?? and…

Gepostet von Embassy of Sweden in Pristina am Mittwoch, 1. April 2020