Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar për nisjen e udhëtimit akademik të 16 studentëve të rinj nga Kosova drejt SHBA-së, në kuadër të Programit të Shkëmbimit dhe Studimit Rinor Kennedy-Lugar (YES).
Përmes një postimi në Facebook, nga Ambasada falënderuan familjet pritëse që hapen shtëpitë për këta të rinj.
“Ambasada e SHBA-së është e emocionuar që sheh grupin e ri prej 16 studentësh të jashtëzakonshëm nga Kosova të fillojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara përmes Programit të Shkëmbimit dhe Studimit Rinor Kennedy-Lugar (YES)”!
“Kjo përvojë transformuese do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së tyre në mënyra të panumërta, dhe mezi presim të dëgjojmë për rritjen dhe aventurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Një falënderim i përzemërt familjeve pritëse që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për këta udhëheqës të rinj. Bujaria juaj e bën të mundur këtë mundësi të jashtëzakonshme! YES Kosova”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.