Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq.
Ambasadori gjerman ka reaguar ndaj Rakiqit, pasi reagimit të tij që krijoi analogji me rastin e aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe aksionit të fashistëve gjermanë kundër çifutëve në Gjermani.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.
“Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.






