Debati i ditës së djeshme në Kuvendin Komunal të Podujevës, u ndërpre, pasi asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, lagu me ujë drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, fjalimet e disa nga asambleistëve, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, i ka publikuar sot.

Një nga fjalimet e këshilltarëve komunal nga LDK, është ai i Donjeta Sheqirit.

Ajo hedh kritika të mëdha ndaj qeverisjes aktuale në Podujevë, për siç thotë ajo; krijimin e çerdhes së militantëve partiakë nëpër institucione arsimore.