Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë që Italia si çdo vend tjetër në botë, është duke pritur lehtësimin e masave.

“Italia është në pritje të 4 majit, që sipas Qeverisë do jetë fillimi i fazës së dytë, ku disa njerëzve do t’u lejohet të kthehen në punë dhe do të ndërmerren disa masa të lehtësimit”.

“Ky vend, prej fillimit kur ka ndërmarrë izolimin e plotë në mars, nuk ka caktuar orare, por natyrisht vetëm me arsye madhore për të blerë ushqime, në farmaci për të shkuar në punë dhe arsye shëndetësore”.

Lama ka theksuar se prolemi kryesor i këtij vendi është kriza ekonomike që pason nga pandemia.

“Këto masa pritet të vazhdojnë deri në 4 maj. Shifrat e përhapjes së virusit kanë rënë dukshëm. Gjithë izolimi që ka ndodhur, ka dhënë rezultatet e tij, por brenga kryesore është kriza ekonomike si në cdo vend tjetër të botës”.

“Italia është vend i pasur. Prej fillimit të pandemisë, ka pasë ndihmë për punëtorët dhe njerëzit që kanë mundur humbin punën dhe Qeveria është intersuar që t’i paguajë ata. Askush nuk guxon të pushohet nga puna për dy muaj, ky ka qenë urdhri i Qeverisë”.

“Ka pasë pako për biznese për kompensim, një shumë e parave ka ardhur edhe nga BE”.