Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë së Shpend Ahmetit, që partitë opozitare të jenë pjesë e ekipit negociator në dialogun me Serbinë.
Aliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tashmë e ka të qartë arsyen e largimit të 12 deputetëve nga Vetëvendosje.
Sipas tij deputetët e kësaj partie kishin dhënë lloj-lloj arsyetimesh koti për largim, e që tani është e qartë pse. Ai pretendon se PSD po i shërben presidentit Thaçi e partive në pushtet.
“Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar Aliu.