Ali Kamberi edhe zyrtarisht ka përfunduar mandatin e tij si zv/ambasador në Ankara pas shtatë vitesh.
Përgjatë këtyre vjetëve, Kamberi ka kryer penën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u larguar nga Turqia faqebardhë.
Për këtë, Kamberi ka marrë lëvdata dhe përkrahje të madhe nga qytetarë të shumtë shqiptarë, por edhe nga ata turq.
Si zv/ambasador në Ankara, Kamberi s’u ndal asnjëherë në përkrahje të studentëve shqiptarë në Turqi, për çka edhe do të lë boshllëk të madh. Kamberi bëri çmos që ta mbajë gjallë Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara, tashmë aty ku flitet dhe mësohet Gjuha Shqipe.
“Me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara shpreh falënderim të veçantë për z. Ali Kamberi. Z. Kamberi ka qenë vazhdimisht i hapur dhe mbështetës i pakursyer për studentët shqiptarë në Ankara”, thuhet në reagimin e Unionit Studentor Shqiptar në Turqi me rastin e përfundimit të punës së Kamberit.
“Konsulli Ali Kamberi, siç i jemi drejtuar ne studentët, gjatë plot 6 viteve të qëndrimit tonë në Ankara, ka qenë gjithmonë mbështetës i pakursyer i aktiviteteve në Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara. Suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme z.Ali Kamberi. Ne dëshmojmë për angazhimin tuaj të gjithanshëm në përfaqësimin e denjë të vlerave kombëtare”, shkruan njëri nga këta studentë.
Kamberi përfundoi misionin e tij në Ankara duke lënë kështu pas vetes punë të paharrueshme gjatë shërbimit të tij, përgjatë këtyre shtatë vitesh./Llapi.info