Ish-ministrja e Drejtës-së, Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje thotë se marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik e nënshkruar në Uashington vë në pah më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.
Ajo thotë se reciprociteti nxirrte telashe për Serbinë se e përballte direkt me atë që i takon Kosovës dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet.
Postimi i saj:
Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.
Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah është më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh.
- Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.
- Nuk përmenden askund kufinjtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.
- Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”.
Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxjerrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet.
Nëse Kushtetuta ishte platforma që në mënyrë monotone dhe të zbrazët përmendej në secilën seancë parlamentare atëherë ku ishte Kushtetuta si platformë kur u bënë këto pika?!
Si gjithmonë, ajo ishte e shkelur.






