Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës njofton qytetarët se nesër, më 1 nëntor (e shtunë), nga ora 12:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, në Orllan, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në këtë aktivitet përkujtimor do të marrin pjesë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti
Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku

Ftohen qytetarët që të marrin pjesë në homazhe për të nderuar veprën dhe kontributin e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.