Pak pasi u kthye nga “turi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij, Kurti do të realizojë takime me zyrtarë të lartë, përfshirë dhe Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Sot kryeministri do të ligjerojë në Oxford Union, ndërsa nesër në Universitetin Cambridge.