Lokale - eSIMy

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë artdashësit për ndarjen nga jeta të këngëtares Nexhmije Pagurushën.

Kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se zëri i Nexhmije Pagarushës nuk pushon.

“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar se vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë popullin e muzikën.

Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!

Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon….

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 7. Februar 2020