Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me kandidatë për deputetë të kësaj Lëvizje, do të qëndroi nesër në Podujevë ku në sheshin e qytetit nga ora 17:00 do të mbajë tubim me qytetarë, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur vet kjo parti e cila ka njoftuar se pjesëmarrës të tjerë në këtë tubim do të jenë edhe kandidatët për deputet Ajet Potera, Bajram Ajeti, Albulena Haxhiu, Shemsie Vokrri, Saranda Bogujevci, Xhelal Sveçla dhe Valbona Bajrami.