Lokale - eSIMy

Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri homazhe tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në dy vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Llapi.info.

Këtë vizitë Kurti e bëri së bashku me deputetët e kësaj partie që vijnë nga qyteti i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Saranda Bogujevci e Fitim Haziri.

“Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e ushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: “kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit”. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemëve tanë”, tha Kurti në rrjetin social Facebook.

Bashkë me deputetët z. Shpejtim Bulliqi, znj. Saranda Bogujevci, z. Fitim Haziri dhe z. Yll Rugova nderuam veprën dhe…

Gepostet von Albin Kurti am Dienstag, 9. Juni 2020

Pas vizitës tek varri i legjendës Fadil Vokrri, Kurti vizitoi edhe qytetin e Podujevës dhe pikat se ku janë duke u mbledhur nënshkrimet për peticionin “Duam Zgjedhje”, peticion ky i cili pritet të dërgohet në instanca ndërkombëtare nga LVV.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për më pak se një javë, thirrjes së peticionit “DUAM ZGJEDHJE” u janë përgjigjur rreth 150 mijë qytetarë./Llapi.info