Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sonte në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, Kurti është pritur në vizitë edhe nga mixha i heroit Ali Ajeti, Hetemi.
Hetem Ajeti, i cili ka qenë në Çetën e Llapit, i ka dhuruar Kurtit një libër dhe një mirënjohje të gueriles.
“Kosovë, shumë mund dhe jetë u dhanë për ty”, ka qenë libri që Ajeti ka zgjedhur t’i dhurojë ish-kryeministrit të Kosovës.

Ajeti dhuratat për Kurtin i dhuroi edhe në prezencën të kandidatit për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi.
Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Podujevë do të mbahen më 29 të këtij muaji, ndërkohë që në garë janë tre kandidatë./Llapi.info







