Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar mesditën e sotme në Podujevë, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për heroin Ali Ajeti.
Ai bashkë me shumë figura politike dhe patriotike të Kosovës, nderuan dhe kujtuan heroin Ali Ajeti për kontributin e tij për clirimin e Kosovës.
Kurti ngriti lartë figurën e Ali Ajetit.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit.







