Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe krytari i VV-së, Albin Kurti, i ka ofruar mbështetje të plotë, kandidatit të kësaj partie për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti, me këtë rast, ka thënë se Llapit duhet t’i kthehet një pjesë e borxhit, pasi që siç ka thënë Kurti, kjo trevë i ka dhënë shumë Kosovës.

“Bulliqi e ka mbështetje time të plotë, të qeverisë sonë dhe grupit tonë parlamentar. Shumë gjëra të mira do mund të bëhen me buxhetin e Komunës, por edhe shumë të tjera do t’i bëjmë me buxhetin e shtetit, sepse Llapi i ka dhënë shumë Kosovës, e ka marrë pak. Është mirë, e drejtë dhe e nevojshme që t’ia kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të madh kësaj treve, e cila kaq shumë i ka dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar”, ka thënë Kurti.