Albin Kurti nga sot është Kryeministër i Kosovës.

Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

Lëvizja VETËVENDOSJE! si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielen më 02.02.2020, arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6.10. 2019.