Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore.

Kurti ka theksuar se nuk do të hyjë në një koalicon me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

”Jo, nuk do të hyjmë në një koalicion me PDK-në”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, ka folur edhe për këshilltarin Nenad Rashiq i cili ka aktakuzë të ngritur.

Ndonëse nuk u zotua se do ta shkarkoj Rashiqin, ai tha se do ta takoj e do të flas me të.

Kurti ka theksuar se ai nuk i përdor rrjetet sociale, derisa u ka bërë thirrje zyrtarëve të VV-së që t’i ndalin linqimet dhe stigmatizimet.