Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë më i votuari në zgjedhjet e kaluara.
Ai do të jetë sërish kandidat për kryeministër në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të këtij viti.
E Kurti mbrëmë ka publikuar në Facebook një foto familjare, me bashkëshorten dhe vajzën e tij, që u pëlqye e komentua shumë
Deri tani, kjo fotografi ka marrë 87 mijë pëlqime, mbi 12 mijë komente dhe mbi 800 shpërndarje.
Me këtë foto Kurti ia ka thyer rekordin vetes për foton më të pëlqyer, derisa ishte ajo e vitit të kaluar që kishte pëlqime të tilla, por që tani ajo ngelet në vend të dytë, pas kësaj të publikuar mbrëmë.
Në këtë foto, të tre shihen të buzëqeshur, derisa vëmendjen e merr vajza e Kurtit, e cila ka realizuar dhe fotografinë selfie.






