Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 888 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.086 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një rast i vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 38 pacientë.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë regjistruar 13 raste pozitive me këtë virus, ndërkohë që më së shumti janë raportuar në Prishtinë, gjithsej 182.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 111,644 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,274 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105,881. Në total numri i rasteve aktive është 3.489./Llapi.info