Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:00, ka pranuar një informacion lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.
“Sot, rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të cilat po ndërmarrin veprimet përkatëse për të menaxhuar situatën”, ka deklaruar Ahmeti.