Lokale - eSIMy

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar se ka dyshime për mjet shpërthyes.

Pas informatës, njësitë relevante të Policisë, ndodhen në aeroport.

Udhëtarët janë evakuuar duke dalë në ambient të hapur.

Telegrafi, ka provuar të flas me policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në publikimin e shkrimit, nuk ka marrë përgjigje.

Lajmi në përditësim…