Një manifestim po mbahet sot në fshatin Orllan të Podujevës, shkruan Llapi.info.

I njëjti është organizuar për mikpritjen e bashkatdhetarëve nga fshatrat; Orllan, Barainë, Turucicë, Rakinicë, Muhazob, Bllatë, Metergoc, Bervenik, Kalaticë, Brainë, Kushevicë.

Për këtë organizim ka folur edhe aktori i njohur Vedat Bajrami, i cili në një video ka deklaruar se rrënjët i ka nga po ky fshat, Orllani.

“Një përshëndetje nga zemra për të gjithë bashkatdhetarët, që sot po mbajnë një festë në fshatin Orllan. Aty ku i kam edhe rrënjët, goxha thellë, se babai im është nga Orllani. Jam shumë i lumtur për këtë super manifestim. Paçi shëndet, dashuri dhe respekt. Me Gollak s’ka”, ka thënë Bajrami, teksa e ka përmbyllur videon me një këngë./Llapi.info.

Më poshtë video: