Andi Bajgora, aktori i cili luajti në filmin SHOK e që ishte kandidat për çmimin ‘Oscar’, ka marrë pjesë sot aktivitetin e “Llapi Cycliung Group” i cili për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për përdorimin e sa më shumë biçikletave dhe ruajtjen e ambientit, shkruan Llapi.info.

Bajgora i cili edhe u prononcua shkurt tha se ndihet mirë që sot është në qytetin e Podujevës dhe që po merr pjesë në këtë aktivitet.

“Sot vetëm kemi ardhë mu kënaq edhe me shiju Podujevën. Kesh tu thonë le t’fiton ma i miri po so garë, kështu që kënaquni krejt”, tha ai.

Së bashku me të ishte edhe aktori tjetër Florist Bajgora.

Kujtojmë se sot në këtë aktivitet kanë marrë pjesë më shumë se 200 persona të fushave të ndryshme, duke filluar nga aktorë, profesorë, doktorë, policë ne zyrtarë të ndryshëm./Llapi.info