Komuna e Podujevës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për nder të 14-vjetorit të festës së Pavarësisë së Kosovës, raporton Llapi.info.
Sipas kumtesës komunale, këto aktivitete do të nisin në ora 09:00 për t’u përmbyllur në ora 18:00.
Për nder të kësaj dite, do të mbahet mbledhje solemne në Kuvendin e Podujevës, ndërkohë që në mbrëmje në teatrin e qytetit do të shfaqet filmi “Zgjoi”.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Agjenda e aktiviteteve për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Podujevës nën patronatin e kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, shënon këtë ditë me aktivitete të ndryshme.
09:00 – Homazhe te busti “Ali Ajeti” dhe tek shtatorja e dëshmorëve në shesh
09:30 – Homazhe te “Kompleksi i Dëshmorëve” në Penuhë
10:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal
10:30 – Koktej në holin e komunës
12:30 – Parakalimi i nxënësve përmes sheshit të qytetit
13:00 Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës – Ora e Pavarësisë, në odën “Flaka e Llapit”
13:00 – Shfaqja “Planeti i Gjelbërt”, për nxënësit – Teatri “Avdush Hasani”
14:00 – Turneu në futsall – palestra “Hakif Zejnullahu”
Në oraret nga ora 18:00 dhe nga ora 20:00 shfaqet filmi “Zgjoi” në Teatrin “Avdush Hasani”