Në Ditën e fëmijëve në komunën e Podujevës, janë organizuar aktivitete të ndryshme, njofton Llapi.info

Aktiviteti ka filluar qysh në orën 10:00 të mëngjesit, ku në teatrin e qytetit “Avdush Hasani” u mbaj aktivitet me pika të ndryshme.

Ndërsa, në garën e pikturave me nxënës të shkollave fillore, do të mbahet në parkun e qytetit nga ora 12:00.

Në këtë garë do te ketë edhe komision profesional prej 3 anëtarëve të cilët do të përcaktojnë fituesit e vendit 1,2,3, e të cilëve do t’u hapet një ekspozitë e përbashkët më 19 qershor. Këtë aktivitet udhëhiqet nga OJQ-Labirinth

Kurse, këtë aktivitet do ta pasurojnë edhe nxënësit e Qendrës së Autizmit të Komunës së Podujevës me aktivitetet e tyre artistike./Llapi.info