Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave , për dy vepra të ndryshme penale.

Sipas Prokurorisë me datën 14.12.2018, të akuzuarit B.I., E.M., dhe I.A., në bashkëveprim, pa autorizim importojnë substanca psikotrope ose analoge, ku me automjet kanë shkuar ne vendin e quajtur Suk, fshati Manz-Durrës, tek shtëpia e njërit nga të pandehurit, duke e marrë një qese najlon ngjyrë të bardhë me të cilën kishte narkotik të llojit marihuanë, rreth 539 gr,  me qëllim të trafikimit në Kosovës.

Kështu të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Me datën 15.12.2018, të pandehurit B.I., dhe I.A., në territorin e, në vijën kufitare në Republikën e Shqipërisë, pikërisht në Qafë Prushe, duke anashkaluar vendkalimin e autorizuar kufitare, në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore kanë hyrë në territorin e Kosovës, ku të njëjtit pasi janë hasur nga policia janë arrestuar.

Me këtë kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”, nga neni 146 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.